Klubi i Ligës së Parë, KF Kika nga Hogoshti i Kamenicës i ka ndarë rrugët me trajnerin Trimnor Hasani.
Trimnor Hasani iu bashkua KF Kikës si kryetrajner në fillimin e këtij sezoni duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me 17 pikë.
Largimin nga klubi e ka bërë të ditur trajneri Trimnor Hasani i cili e ka falenderuar klubin, tifozërit dhe bashkëpunëtorët, raporton Gazeta Enigma.
Po ashtu edhe KF Kika ka bërë të ditur se Hasani është larguar nga klubi me marrëveshje të dyanshme.