KF Kika së shpejti me stadium të ri modern në Hogosht

KF Kika së shpejti me stadium të ri modern në Hogosht

Punimet në ndërtimin e stadiumit të ri të klubit futbollistik KF Kika në Hogosht të Kamenicës po ecin me ritme të shpejta, ndërsa projekti ka hyrë në fazën përfundimtare të fazës së parë të ndërtimit, ka njoftuar Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky është një ndër investimet më të rëndësishme sportive në komunën e Kamenicës, thotë ministria e Sportit.

Postimi:

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e stadiumit historik të Kf Kika në Hogosht, Kamenicë.

Ky investim i rëndësishëm sportiv po ecën me ritme të shpejta dhe është drejt finalizimit të fazës së parë të punimeve.

Stadiumi i ri do t’i ofrojë komunës së Kamenicës një hapësirë moderne për zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve, duke krijuar kushte më të mira për të rinjtë dhe sportistët e vendit.

Me vendosmëri po e jetësojmë planin pesë vjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit.

Related Articles