KF Llapi fillon përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare

KF Llapi fillon përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare

Klubi Futbollistik “Llapi” njofton se nesër më 6 qershor, e hënë fillojnë përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare.

Stërvitja e parë do mbahet në fushën sintetike në Dumosh nga ora 18:00 dhe do të jetë e hapur për media.

Pas një pushimi dhjetë ditor, skuadra i rikthehet punës për ndeshjet e raundit të parë kualifikues të UEFA “Conference League” të cilat nisin nga data 7 korrik.

Kundërsharin për rrethin e parë, skuadra jonë Llapi e mëson më 14 qershor në shortin që do hidhet në Nyon të Zvicrës.

Related Articles