KFOR do të zhvillojë stërvitje ushtarake në perëndim të Kosovës

KFOR do të zhvillojë stërvitje ushtarake në perëndim të Kosovës

Nga data 04 deri më 06 korrik 2023, misioni i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se Komanda Rajonale e KFOR-it – Perëndim (RC-Ë), do të zhvillojë stërvitje ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës.

Aktiviteti stërvitor do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-Ë, i cili do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive, thuhet në njoftimin e KFOR.

KFOR do të vendoset në komunat e Istogut, Deçanit, Shtërpcës, Mamusës, Gjakovës, Dragasit, Elez Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.

Aktivitetet do të përfshijnë lëvizje me mjete tokësore dhe me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamusës.

Karvanet e mjeteve të rënda, njoftohet se do të kalojnë tranzit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit.

“KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR, thekson se është i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Related Articles