KFOR-i bën stërvitje se si ta mbron Manastirin e Deçanit

KFOR-i bën stërvitje se si ta mbron Manastirin e Deçanit

Ushtarët nga Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it (KTRBN) dhe nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë zhvilluar sot një stërvitje të përbashkët në Deçan, për mënyrat më të mira për ta mbrojtur Manastirin e Deçanit dhe zonat përreth.

“Njësitë bën manovra të ndryshme për të mbrojtur Manastirin dhe për të siguruar zonat përreth”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Tutje KFOR-i tha se ky trajnim është pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it “për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”. /Gazeta Enigma

Related Articles