Pas publikimit të raportit preliminar se ura e Ibrit është “stabile”, mbi të sot janë vendosur vetura të blinduara të misionit të NATO-s në Kosovë.
Pas vendosjes së veturav të blinduara mbi urë KFOR-i ka bërë edhe kontrollimin e terenit të saj pjese.
Ndërkohë, kanë vazhduar edhe sot punimet te Ura e Ibrit në Mitrovicë, përkatësisht pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj, nën praninë njësive të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se të martën, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se kanë pranuar raportin fillestar për urën, ku sipas tij ky raport thotë se ura mbi lumin Ibër në veri është e “qëndrueshme dhe funksionale” dhe se ajo mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim ngarkese. /Gazeta Enigma/