KFOR-i, EULEX-i e Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta

KFOR-i, EULEX-i e Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës të premten kanë nisur stërvitjen e përbashkët “Golden Sabre 2024”, e cila u mbajt në kampin e misionit të NATO-s në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja do të zgjasë deri më 25 nëntor.

“Stërvitja do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave, në skenarë të ndryshëm sigurie. Ai do të përfshijë rreth 600 personel dhe asete në të gjithë zonën e stërvitjes në Prishtinë, si dhe në rrethinën e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore”, thuhet në njoftim.

Banorët e kryeqytetit mund të shohin rritje të përkohshme të automjeteve ushtarake.

“Golden Saber 2024 është tjetër demonstrim i KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që punojnë së bashku, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, thuhet tutje në njoftim.

Related Articles