Gjatë gërmimeve për ndërtimin e një objekti të ri, në bazën e KFOR-it janë gjetur mbetje mortore.
KFOR-i në një përgjigje elektronike thotë se mbetjet mortore dyshohet se janë mbetje njerëzore.
“Gjatë punimeve për ndërtimin e një objekti të ri, në gërmim e sipër janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të reja në lidhje me këto mbetje”, kanë thënë KFOR-i për Telegrafin.
Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella thotë se hetimet janë duke u zhvilluar nga Policia ushtarake e KFOR-it dhe Policia e Kosovës.
“Të gjitha provat në këtë rast i janë dorëzuar Policisë së Kosovës e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
/Gazeta Enigma/