KFOR-i i dhuron donacion Stacionit të Policisë në Istog

KFOR-i i dhuron donacion Stacionit të Policisë në Istog

KFOR-i ka dhuruar donacion për Stacionin e Policisë në Istog që përfshin “dhomёn mike”, e cila do tё pёrdoret nga hetuesit e dhunёs nё familje për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe personave të mitur.

Ky donacion ёshtё dhuruar nga komandanti i brigadёs Perёndimi Kolonel Gabriele Vacca, nё kёtё ceremoni ishte prezent Kolonel Shaban Shala, drejtor i drejtorisё rajonale tё Policisё nё Pejё dhe Kryetari i Komunёs sё Istogut, Ilir Ferati.

“Policia e Kosovës, do të jetё gjithmonё falënderuese dhe mirënjohëse për ndihmën e ofruar si dhe bashkëpunimin e vazhduar në fusha tё ndryshme dhe atё të sigurisë”.

“Ky donacion do tё shërbej pёr punё mё efikase nё “dhomën mike”, nё Stacionin Policor nё Istog”, thuhet në njoftim.

Related Articles