Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë refuzuar të largohen nga ndërtesa e Komunës së Zveçanit.
Lista Serbe ka kërkuar nga përfaqësuesi amerikan i KFOR-it të cilët po qëndrojnë para objektit të komunës që policët e Kosovës të dalin prej aty. Pas konsultimeve, përfaqësuesi amerikan raportohet se iu ka kumtuar atyre se policët e Kosovës s’duan të largohen.
Paraprakisht, siç raporton Kossev, përfaqësuesi amerikan i KFOR-it, përmes kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq iu ka kërkuar protestuesve serbë që të lejojnë largimin e një automjeti të blinduar të Policisë prej andej dhe zëvendësimin e tij me një automjet të KFOR-it, por ata kanë refuzuar.