Analisti Ilir Ibrahimi, është shprehur se Kosova është në pozicion ku vendosen barrikada te ura e Ibrit dhe institucionet e vendit nuk kanë fuqi për t’i hequr ato pa leje nga faktori ndërkombëtar.
Ibrahimi tutje tha se KFOR-i nuk merr urdhra nga Qeveria e Kosovës e as nuk punon për Kosovën.
“Tani në veriun e Kosovës nuk e kemi në asnjë lloj kontrolli, domethënë dy kamionë zall ty ta bllokojnë qasjen në veri dhe nuk ke kurrfarë pushteti në atë pjesë. KFOR-i nuk punon për Kosovën, nuk merr urdhra nga Qeveria e Kosovës, KFOR-i për nevojat e veta i heqë barrikadat, por nuk merr urdhra nga Qeveria e Kosovës, KFOR-i funksionon këtu në bazë të rezolutës 1244, pra ky është mandati i KFOR-it, jo lirimi i rrugëve” tha Ibrahimi në Rubikon.
Sipas Ibrahimit qasja e gabuar e Kosovës ka bërë që vendi të shkoj shumë hapa prapa në raportet me Serbinë.
“Në një moment kur as nuk ka qenë në pyetje mundësia e kthimit të trupave në Kosovës sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe rezolutës 1244, tani KFOR-i kthen përgjigje se do ta shqyrtojmë” tha Ibrahimi.