Sot, në kampin “Villaggio Italia” në Pejë, Komanda Rajonale Perëndimore e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO zhvilloi një stërvitje për evakuimin e të plagosurve.
Ushtrimi MASCAL (Mass Casualties) shërbeu për të testuar kohën e ndërhyrjes dhe koordinimin mes aseteve të ndryshme në terren, shkruan Gazeta Enigma.
Ky trajnim është pjesë e aktiviteteve përgatitore për ruajtjen e aftësive operacionale të kontingjenteve që janë të angazhuara në operacione, sipas njoftimit të lëshuar./GazetaEnigma/