Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, sot e ka përfunduar vizitën në Maqedoninë e Veriut.
Ai është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, Vasko Gjurchinovski.
“Maqedonia e Veriut jep kontribut kyç për KFOR-in dhe sigurinë rajonale. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në OKB, për të mirën e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në platformën X./