KGJK suspendon gjyqtaren Naime Krasniqi-Jashanica

KGJK suspendon gjyqtaren Naime Krasniqi-Jashanica

Në një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që të suspendoj gjyqtaren e Departamentit të Përgjithshëm, Naime Krasniqi- Jashanica.

Përveç suspendimit, ndaj Gjyqtares Krasniqi- Jashanica do të themelohet edhe një panel hetimor dhe do të hetohen e trajtohen të gjitha veprimet e saj të cilat i kishte ndërmarrë gjatë një seance për një rast të dhunë në familje në prill të vitit 2024.

Njoftimin KGJK e publikoi gjatë ditës së sotme duke thënë se “Këshilli pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit disiplinor ka themeluar panelin hetimor dhe me votim unanim ka vendosur për suspendimin e subjektit të hetimit deri në një vendim tjetër të Këshillit”.

Deri te themelimi i këtij paneli hetimor e edhe suspendimi i gjyqtares, erdhi pas një hulumtimi të cilin e publikoi më 06.09.2025 e në të cilin shfaqej incizimi i siguruar nga Kallxo.com që tregon gjyqtaren Naime Krasniqi- Jashanica dhe prokuroren Edina Jupolli duke biseduar me të akuzuarin për dhunë në familje, ndërsa viktimës, që është një nënë e një vajze 4-vjeçare, planifikohet t’i mohohet e drejta e fjalës në gjykatë.

Kallxo.com ka kontaktuar me gjytaren Krasniqi, por e njëjta nuk deshi të komentojë vendimin e KGJK-së.

“O çka, çka, a po me leni rahat”- tha gjyqtarja Krasniqi- Jashanica.

Related Articles