Khaled Hosseini: Makthi që afganët kishin frikë po shpaloset para syve tanë

Khaled Hosseini: Makthi që afganët kishin frikë po shpaloset para syve tanë

Shkrimtari afgano-amerikan, Khaled Hosseini, ka reaguar për situatën në vendin e tij pasi talebanët kanë marrë kontrollin e vendit dhe qytetarët duan të largohen.

Hosseini i cili në librat e tij ka përshkruar tmerret e luftës në Afganistan thotë se makthi që kishin afganët prej vitesh tashmë po shpaloset pas vendimit të amerikanëve për t’u tërhequr.

Ai gjithashtu kërkon që populli afgan të mos braktiset pasi ka 40 vjet që kërkon paqe.

Statusi i plotë i shkrimtarit Hossein

Vendimi amerikan është marrë. Dhe makthi që afganët kishin frikë po shpaloset para syve tanë. Ne nuk mund të braktisim një popull që ka kërkuar dyzet vjet paqe. Gratë afgane nuk duhet të ligështohen përsëri pas dyerve të mbyllura dhe perdeve të tërhequra. #Lutuni për Afganistanin.

Related Articles