Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka dhënë një mesazh të fuqishëm në mbështetje të popullit palestinez, mes tensioneve të rritura në Lindjen e.
Përmes një postimi në platformën X, Khamenei deklaroi se:
“Palestina është një çështje qendrore për ne dhe fitorja e palestinezëve është diçka e sigurt.”
Deklarata e tij vjen në një kohë kur rajoni është përfshirë nga zhvillime të ndjeshme, përfshirë operacionet izraelite në Gaza dhe Iran, që kanë shkaktuar reagime të ashpra në shumë vende.
Në Londër, qindra qytetarë marshuan në protestë, duke kërkuar nga qeveria britanike ndalimin e eksporteve të armëve për Izraelin dhe ndërprerjen e bashkëpunimit ushtarak.
Pavarësisht temperaturave të larta, demonstruesit theksuan solidaritetin e tyre me popullin palestinez dhe dënuan dhunën ndaj civilëve.