Ata janë kthyer në dy prej personave më të komentuar të momentit.
Bëhet fjalë për banorët e Big Brother VIP Albania, këngëtarin Luiz Ejlli dhe moderatoren Kiara Tito.
Dyshja po shihen si një çift potencial dhe është Luizi ai i cili që kur hyri në shtëpinë e famshme shprehu një pëlqim për prezantuesen.
Këngëtari po vazhdon përpjekjet e tij që të bëjë për vete moderatoren e cila ndonëse herë pas here e pranon pëlqimin që ka për të, në shumë raste qëndron e ftohtë ndaj tij.
Dyshja edhe së fundmi kishin një konflikt me njëri-tjetrin e që u përcoll me disa debate mes tyre.
Teksa kanë tentuar të sqarohen, Kiara edhe një herë ia vuri në dukej se nga ai kërkon që të tregoi respekt për të në secilën situatë.
Madje, moderatorja tha se duke qenë që ndiqen nga një numër i madh i njerëzve ai duhet të jetë shembull se si respektohet partnerja që kenë krah.
“Mos ofendon se më kthen 10 hapa pas nga ajo që kam bërë, në momentet që ofendon nuk mund ta ndaj nëse je Luizi i vërtetë apo po luan, a ka mundësi të kuptosh thelbin e asaj që po them, duhet të japësh një shembull për të gjithë ata që na shohin sesi respektohet vajza që ke në krah, që t’i thua që ke në krah”, iu drejtua Kiara.