Kiara: Meritoj finalen më shumë se Efi, kam bërë sakrifica

Kiara: Meritoj finalen më shumë se Efi, kam bërë sakrifica

Të shtunën mbrëma janë rikthyer në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2” 4-ish banorë. Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka u bënë edhe njëherë pjesë e këtij reality show-t.

Vetëm një nga banorët e rikthyer mund të shkojë në finalen e “Big Brother Vip Albania” dhe Kiara mendon se e meriton ajo këtë vend.

Gjatë një bisede me Ronaldon, Kiara tha se ka sakrifikuar më shumë dhe nuk krahasohet me Efin.

“Unë kam kaluar më shumë kohë këtu brenda, kam bërë më shumë gjëra, kam bërë më shumë sakrificë dhe s’e krahasoj dot. Ajo ka të drejtën e saj të mendojë që do shkojë në finale”, tha Kiara.

Related Articles