Kiara Tito shuan kurreshtjen, tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Luizin brenda shtëpisë së BBVA

Kiara Tito shuan kurreshtjen, tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Luizin brenda shtëpisë së BBVA

Pas daljes nga shtëpia, Kiara Tito, ka dhënë intervistën e saj të radhës për emisionin Fan Club.

Ajo ka sqaruar shumë gjëra, nisur nga propozimi që iu bë e deri te momentet intime që ka pasur brenda me partnerin e saj, Luiz Ejllin.

Moderatorja u shpreh se mënyra se si doli ishte perfekte dhe se nuk pendohet për asnjë gjë që ka bërë brenda.

“Megjithatë, ishte një dalje perfekte doja të thoja unë. Nuk pendohem për asnjë lloj gjëje. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse ka ndodhur gjë poshtë jorganit, siç u aludua nëpër rrjete sociale, ajo shtoi se nuk ndodhi asgjë.

“Jo nuk ka ndodhur asgjë poshtë jorganit, thjesht putheshim, ndonjë masazh kështu dhe normal që s’ka ndodhur gjë. Normale që s’do e bënim kurrë aty, e kemi thënë që nga fillimi”, tha Tito.

Kiara përndryshe mori mbrëmë (e shtunë) në Big Brother VIP Albania një propozim për martesë nga Luizi. 

Related Articles