Kica-Xhelili: E tmerrshme mendësia e Kurtit, kërkon nga Prokuroria që t’i shkojë në zyrë

Kica-Xhelili: E tmerrshme mendësia e Kurtit, kërkon nga Prokuroria që t’i shkojë në zyrë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se është “e tmerrshme” mendësia e kryeministrit Albin Kurti që Prokuroria t’i shkojë në zyrë për t’ia marrë dëshminë.

“E para, kur nuk ke se çfarë fsheh, shkon. E dyta, kryeministri i vendit para ligjit është i barabartë me çdo qytetar të Republikës së Kosovës. E treta, nuk ka imunitet nga veprat penale të asnjë zyrtari publik, asnjë personi në politikë”, ka thënë Kica-Xhelili në Rubikon të Klan Kosovës.

“Kushdo po të ishte në vendin e tij, nuk ka rëndësi për kë po flasim, dhe mendon që duhet ta neutralizojmë një mentalitet ku është e pranueshme për një prokuror me shku në zyrë, duhet të gjithë ta kuptojmë sa e tmerrshme është si mendësi. Sespe kjo mendësi i bie që unë të kontrolloj ty, e jo ti mu”, shtoi deputetja.

Related Articles