Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Herën tjetër kur flisni për mua, mos u frikësoni t’i lini komentet e hapura për publikun

Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Herën tjetër kur flisni për mua, mos u frikësoni t’i lini komentet e hapura për publikun

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica- Xhelili, i ka reaguar zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhuka, pasi i njëjti tha se nuk ka ndërruar Qeveria por ka ndërruar deputetja Kica- Xhelili në lidhje me çështjen e nivelit të korrupsionit në Kosovë.

Deputetja ka thënë korrupsioni është korrupsion si pa kryeministrin Kurti si me të.

“VV ma paska postuar foton e parë si “pretekst” se unë kam ndryshuar. E në fakt, në foton e dytë keni pozicionimin e tanishëm të Kosovës. Me KËTË Qeveri. PRAP me Vietnam e sojin e shteteve me nivel të lartë të korrupsionit. Madje, shenja = i bie që kemi stagnim nga viti paraprak.
Tani, a kam ndryshuar UNË standard apo Qeveria, vlerësojeni vet.KORRUPSIONI ËSHTË KORRUPSION, SI DIKUR PA ALBIN KURTIN, SI SOT ME ALBIN KURTIN” shkruan Kica-Xhelili.

Ajo i ka thënë që herën tjetër kur të flasin për të t’i lënë komentet e hapura për publikun.

Postimi:

Related Articles