Doarsa Kica Xhelili ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mënyrën e udhëheqjes gjatë katër viteve të tij në pushtet, duke thënë se ai ka kontribuar në përçarjen e thellë politike ndërshqiptare.
Sipas saj, partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (VV), është një rast tipik i një force politike që ngritet mbi ndasi dhe ka dështuar të jetë një faktor bashkimi, njofton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Facebook, Xhelili theksoi se “VV është një parti që mbështetet vetëm në ndasi dhe nuk mund të mbijetojë pa gjetur fajtorë të jashtëm.”
Ajo shtoi se për katër vjet, Kurti nuk ka qenë i gatshëm për të bashkëpunuar me politikanët opozitarë shqiptarë, duke krijuar një klimë të tensionuar dhe përçarëse në politikën kosovare.
Xhelili po ashtu kritikoi mënyrën se si Kurti po mundohet të fshehë izolimin e tij politik pas dështimit për të gjetur mbështetje nga forcat më të mëdha politike shqiptare.
Ajo argumentoi se ai përdor shpesh akuza ndaj institucioneve si KQZ, PZAP, dhe madje edhe ndaj rendit kushtetues për të justifikuar dështimet e tij, ndërkohë që vazhdon të kërkojë armiq të jashtëm për të maskuar përçarjen që ka shkaktuar brenda vendit.
“Pas ofendimeve, sharjeve dhe izolimit të bashkëpunimit politik ndërshqiptarë, Kurti ka krijuar një pozicion që çon në një qeveri jetëshkurtër, e cila tashmë është reduktuar në biseda pazaresh, pa një vizion të qartë dhe pa mbështetje të qëndrueshme,” tha Xhelili.
Në përfundim, ajo theksoi se Kosova e pasluftës nuk ka njohur një diskurs të tillë përçarës dhe se një lider që synon të përçajë shqiptarët, nuk mund të bashkojë dhe unifikojë ata as në periudha paqeje dhe as në kohë krize./GazetaEnigma
Postimi i plotë: