Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica –Xhelili ka konfirmuar se ky subjekt, sot nuk ka takim të planifikuar siç raportohej për një të tillë nga ora 16.00.
Kica-Xhelili ndër tjera, la të kuptohet se një ftesë e tillë mund të jetë bërë nga emra të caktuar tjerë, të partisë, transmeton Gazeta Enigma
”Konfirmoj që kjo nuk qëndron”.
”LDK nuk ka takim sot. Takimet zyrtare të LDK-së qoftë të kryesisë së saj apo takimet e tjera formale, bëhen të ditura për mediat”.
”Çfarëdo ftese eventuale e përvetshme, e ndonjë nënkryetari të LDK-së, nuk është në suaza të takimeve formale – rrjedhimisht vazhdoj ta kem të paqartë pse po flitet për një takim të LDK-së sot”.
”Ajo që unë po e them, është që mund të jenë ftuar emra të përvetshëm nga të cilët ju mund të keni marr deklarime por kjo nuk nënkupton se kemi takim sot”.