Kandidatja e LDK-së për deputete, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se nuk ka pranuar kurrë që të bëj kompromis me parimet e saj.
Ajo është shprehur se “e vërteta është gjithmonë më e fuqishme se gënjeshtrat e përkohshme”, ndaj sipas saj, “është ku është, e djathtë, e përkushtuar e krenare”.
“Me forcën e besimit, nuk kam pranuar kurrë të bëj kompromis me parimet e mia. Thonë që e vërteta që thuhet shumë herët, digjet. Por e vërteta është gjithmonë më e fuqishme se gënjeshtrat e përkohshme. Prandaj kam qëndruar. Prandaj sot jam ku jam. E djathtë, e përkushtuar e krenare”, thuhet në shkrimin e saj.