Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas rezultatit jo të mirë të LDK-së në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Kica-Xehlili ka thënë se LDK as nuk ka lindur dhe as nuk është ndalur për beteja afatshkurtra.
“Është e përhershme, sikurse Republika që ka ndërtuar. Arsyeja për të qëndruar bashkë nuk ka ndryshuar”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
