Kica-Xhelili pas takimit: Qëndrimi i LDK-së kundër koalicionit me VV kristal i qartë, s’ishte kushtëzues

Kica-Xhelili pas takimit: Qëndrimi i LDK-së kundër koalicionit me VV kristal i qartë, s’ishte kushtëzues

Kica-Xhelili pas takimit: Qëndrimi i LDK-së kundër koalicionit me VV kristal i qartë, s’ishte kushtëzues

Përfaqësuesja e LDK-së në takimin me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, Doarsa Kica-Xhelili, ka rikonfirmuar se ky subjekt politik, nuk hyn në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo u shpreh se takimi me kryeparlamentarin ishte procedural mbi seancën konstituive, transmeton Gazeta Enigma.

”Ishte takim procedural. Këtu u diskutuan çështjet e betimit të deputetëve”.

”Qëndrimet e LDK-së në kuptim të respektimit të afateve kushtetuese, që sa më parë t’i kemi institucionet e formuara, mendojmë se çfarëdo vonese eventuale që krijohet në krijimin e institucioneve të vendit shkon direkt në dëm të qytetarëve të vendit”.

”Ne biseduam në mënyrë strikte, vetëm në raport me mbarëvajtjen e seancës së datës 15 prill”.

”Qëndrimet e LDK-së të dhëna para zgjedhjeve, kanë qenë edhe ofertë publike për cilindo qytetarë të Republikës që zgjedh të votojë LDK-në. Në qoftë se një parti politike e ka shfaqur sheshit një hendek shumë të madh me LVV-në, hendek ky i cili u shndërrua më pas në një mur të palëvizshëm për shkak të mënyrë sesi ai ka qeverisur me Kosovën në këto katër vite”.

Ndër tjera ajo u pyet nëse një gjë të tillë LDK do ta pranonte, nëse merr postin e kryeministrit, por Kica-Xhelili u shpreh se qëndrimi i LDK-së, nuk ishte kushtëzues.

”Ritheksoj se kur ne kemi potencuar se nuk hyjmë në koalicion me LVV –në, nuk kemi vendosur kushtëzime në raport me këtë qëndrim. Pra, nuk ka qenë qëndrim i kushtëzuar, ka qenë qëndrim kristal i qartë i LDK-së”, u shpreh ajo.

Related Articles