Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se “një Qeveri e udhëhequr nga LDK-ja, do t’i bënte shërbim shumë të mirë Kosovës”.
Lidhur me nominimin e Albulena Haxhiut për të parën e Kuvendit, Kica-Xhelili ka thënë se “nuk është e denjë për atë pozitë sepse është shkelëse e Kushtetutës dhe në të njëjtën kohë sillet me krenari”.
“Ajo përfaqëson votuesit e saj, krejt legjitime sikurse që unë që përfaqësoj votuesit e mi…shumë mirë që ajo paska kënd ta përfaqësoj por nuk e përfaqëson votuesin e LDK-së, për këtë punë jam unë dhe votuesi i LDK-së nuk pranon kompromise… unë thash e pa-dinjitetshme për me qenë kryetare e Kuvendit absolutisht sepse një person i cili shkel Kushtetutën në vazhdimësi dhe ndjen krenari mbi këtë shkelje është i padenjë për të përfaqësuar Legjislativin si pushtet të ndarë në Kosovë dhe nuk di si ta them këtë më qartë”, ka thënë nënkryetarja e LDK-së.