Kica-Xhelili: Qeveria po e sulmon vazhdimisht Gjykatën Kushtetuese

Kica-Xhelili: Qeveria po e sulmon vazhdimisht Gjykatën Kushtetuese

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë Qeveria nuk e ka të sinqertë çështjen e ç ‘kapjes e aq më pak çështjen e drejtësisë.

Ajo në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini tha se kjo Qeveri ka shkelur Kushtetutën me shumë ligje.

“Partia në pushtet nuk ka turp se si i ndanë në të mira dhe të këqija vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ishte pikërisht vendimi i kësaj gjykate që i solli në pushtet”, tha nënkryetarja e LDK-së.

Sipas saj, Qeveria po manipulon me qytetarët me reformat e përmendura për drejtësi.

“Vettingu është proces që është dashur të ndodh në Kosovë. Qeveria po bënë populizëm me secilën çështje, duke thënë se të gjitha ligjet po i dërgojmë në Kushtetuese”, tha Kica-Xhelili.

Related Articles