Kica-Xhelili: S’jemi ”bllok opozitar” – Jemi LDK-ja, nuk formojmë qeveri jostabile veç për hir të pushtetit

Kica-Xhelili: S’jemi ”bllok opozitar” – Jemi LDK-ja, nuk formojmë qeveri jostabile veç për hir të pushtetit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar mbi situatën e mundësisë së koalicioneve me Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo shprehet se me VV-në kanë hendek të thellë, dhe sipas saj nuk hyjnë në qeveri pa kryeministër, Lumir Abdixhikun.

”Në fushatë ishim kristal të qartë! Janë tre gjëra që i kemi përsëritur vazhdimisht: Kemi hendek të thellë me VV; LDK nuk hyn në qeveri të cilën nuk e udhëheq LDK (Lumir Abdixhiku); Nuk jemi parti “bllok opozitare”. Jemi LDK-ja. Si e tillë, nuk jemi grup me të tjerët. Nuk formojmë qeveri jostabile veç për hir të pushtetit”, ka shkruar ajo.

Tutje Kica-Xhelili ka theksuar se LDK “mbi këto premisa, u votua! Votuesi ynë, na dha besimin mbi këto qëndrime! Votuesi ynë, si para, njësoj pas zgjedhjeve – e gjen LDK të pandryshueshme në premtimet e saj”.

“Nëse ky vend sot na do në opozitë, si parti të tretë, aty do të na ketë! Duke e vendosur LDK-në para interesave personale, ne po e vendosim Kosovën para gjithçkaje tjetër. Për ne, dobësimi i LDK nënkupton dobësim të vet Kosovës. Prandaj, gabimet nuk i përsërisim! Sot, i qëndrojmë besnik elektoratit tonë, qëndrimeve tona”.

“Sot, nuk pres që kundërshtarët e LDK të pajtohen me ne. Në fakt, mospajtimi i tyre konfirmon se jemi në rrugë të duhur të përfaqësimit të votuesit tonë. Sot, jemi 65 mijë më shumë se në 2021! Një ditë, do të ringritemi si një!”, ka shkruar ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles