Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në sulmin e fundit ajror rus në Kiev, tha kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitaly Klitschko.
Ndër të tjera ai tha se edhe disa nga ndërtesat u dogjën, raporton BBC.
Personat e vrarë ishin burra dhe u gjetën në një ndërtesë jo-rezidenacile në lagjen Shevchenkivskyi, shtoi Klitschko.
Më shumë se 20 raketa dhe dronë janë shkatërruar nga forcat e mbrojtjes ajrore gjatë natës, tha Administrata Ushtarake e qytetit të Kievit në Telegram, duke e përshkruar sulmin ajror si më të fuqishmin që ka goditur qytetin që nga pranvera.
Këto pretendime ende nuk janë të verifikuara, njofton më tej BBC.