Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdimisht publikojnë raportin ditor lidhur me humbjet që ia shkaktojnë Rusisë, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
Në raportin më të fundit, ata pretendojnë se nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë 44.100 ushtarë rusë.
Nga këta, Kievi thotë se 200 prej tyre kanë humbur jetën vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Megjithatë, shifrat që ukrainasit i publikojnë dhe ato të shërbimeve perëndimore nuk janë të njëjta.
Inteligjenca amerikane vazhdimisht ka rikujtuar se numri i ushtarëve të vrarë rusë në Ukrainë është më i vogël.
E në anën tjetër, Rusia nga fillimi i luftës ka hezituar t’i bëjë publike të dhënat lidhur me humbjen e jetëve të ushtarëve të saj.
Madje Vladimir Putini po bën të pamundurën që edhe mediave t’ua ndalojë raportimin e drejtë, e ato pak media që e marrin guximin ta bëjnë një gjë të tillë, përndiqen nga organet e sigurisë.