Kim Kardashian dhe Pete Davidson u panë duke shijuar një mëngjes të qetë në hotelin Beverly Hills të shtunën.
Vetëm disa ditë pasi ish-bashkëshorti i saj, Kanye West pretendoi se Zoti do ta kthejë atë tek ai, pavarësisht procedurave të divorcit të tyre, 41-vjeçarja, u shfaq e patrazuar teksa u afrua me yllin e SNL, 28-vjeç, i cili ‘kishte të vendosur krahun e tij rreth saj’.
Kim dhe Pete pozuan për ‘selfie’ me një turist holandez, të quajtur Paul Barewijk, i cili ishte i emocionuar që u ul pranë çiftit gjatë qëndrimit të tyre në hotel, shkruan DailyMail.
Ai i tha për People se ata padyshim që i ‘dukeshin si çift’ dhe dukeshin ‘të lumtur’ që ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
“Ata dukeshin të lumtur, u ulën pranë njëri-tjetrit dhe u larguan së bashku. Më dukej si një takim romantik”, tha ai.
Gazetari nga Amsterdami, i cili ishte duke pushuar në Los Angeles, zbuloi se nëna e katër fëmijëve me dëshirë bëri foto me të dhe madje ai bëri edhe një ‘selfie’ me Davidson, të cilat i postoi në llogarinë e tij në Instagram.
Për këtë rast, Kardashian shihet e veshur me një xhaketë gri, flokët e saj ngjyrë kafe gështenjë i kishte të valëzuara, një buzëkuq rozë dhe një grim natyral.
Ndërkohë, aktori i “The King of Staten Island” kishte veshur një kapele, manikyr të zi dhe një xhaketë sportive të zezë me të kuqe.
Kujtojmë që Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt pas gati shtatë vitesh martesë. Çifti ka katër fëmijë së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm.