Ajo do të jetë në qendër të skenës, pasi është njoftuar se këtë javë do të organizojë mbajtjen e një programi të quajtur “Saturday Night Live”.
Dhe të gjithë sytë ishin drejtuar tek Kim Kardashiani, teksa ajo dilte nga hoteli i saj në New York për të bërë rrugën drejt provave të enjten, shkruan DailyMail.
Duke u larguar nga shfaqjet e zakonshme të saj të fundit me silueta të zeza, 40 vjeçarja këtë herë tërhoqi vëmendjen e veshur me një kostum rozë prej pelushi të markës “Balenciaga”.
Kim dukej tejet tërheqëse në kostumin e kombinuar me një xhaketë prej kadifeje dhe pantallona saten.
Ajo gjithashtu kishte veshur një palë çizme të së njëjtës ngjyrë, të cilat kombinoheshin mjaft bukur me pamjen e saj.
Ndërsa për aksesorë, ajo mbante një çantë të mbuluar me kristale të orës “Balenciaga” dhe një palë vathë të veçantë.
Dorezat prej lëkure dhe syzet e dielli e kombinuan me kujdes, së bashku me flokët e zeza të lëshuara lirshëm që plotësonin pamjen e saj.
Më vonë veshjet e saj të jashtëzakonshme u panë duke u ngarkuar në një veturë nga një ekip asistentësh të saj.
Dalja e Kimit vjen pasi thuhet se ish-burri i saj i dha disa këshilla para debutimit të saj në emisionin “Saturday Night Live”.
Ylli thuhet se është “e emocionuar” për të dalë në skenë dhe i është drejtuar për këshilla ish -burrit të saj.
“Kanye po e këshillon në heshtje për performancën e saj, monologun e saj hapës, madje edhe kostumet e saj për shfaqjen”, thanë burimet pranë tyre.
Të mërkurën ajo u pa duke shkuar drejt studimeve të NBC-së për prova, duke u dukur pak e tensionuar.
West ka qenë pjesë përbërëse e stilit të Kimit ndër vite, dhe më parë u raportua se dyshja do të vazhdonin të punonin së bashku në projekte krijuese pavarësisht përfundimit të martesës së tyre. /Gazeta Enigma/.