Kim: Shqipëria do të jetë pjesë e NATO-s dhe anëtare e BE-së

Kim: Shqipëria do të jetë pjesë e NATO-s dhe anëtare e BE-së

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka mbajtur një deklaratë për mediat nga qyteti i Vlorës në kuadër të operacionit ‘Defender21’.

Ajo e ka cilësuar sërish këtë stërvitje si më të madhen në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadorja bëri me dije se po vijon stërvitja ushtarake në Kuçovë, për mbrojtjen ajrore, ndërsa në Vlorë aktualisht po stërviten polumbarët për aksionet detare në Pasha Liman.

Gjithashtu, ambasadorja tha se Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, sipas saj askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

“Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare e NATO-s,  do të jetë anëtare e BE-së, është aleate e SHBA-ve”, tha Kim.

Related Articles