Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Serbi thotë se politikanët e Kosovës kanë mbështetur hapur forcat separatiste gjatë vizitës së tyre në rajonin kinez të Tajvanit.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëkryetari i “Sindikatës Ndërparlamentare për Politikën Kineze”, Avdullah Hoti, ka udhëhequr grupin ndërpartiak të Kuvendit të Kosovës, për të vizituar Tajvanin nga 11 deri më 16 mars.
Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Beograd thotë se politikanët e Kosovës kanë mbështetur hapur forcat separatiste gjatë vizitës së tyre në rajonin kinez të Tajvanit.
“Ky veprim cenon rëndë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës dhe ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës, gjë që pala kineze e kundërshton me vendosmëri. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez dhe çështja e Tajvanit është thjesht një çështje e brendshme e Kinës dhe asnjë forcë e jashtme nuk mund të ndërhyjë në të” – thotë ambasada.
Shtohet se parimi i një Kine është një normë bazë e njohur e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një konsensus universal i komunitetit ndërkombëtar.
“Pala kineze paralajmëron fuqishëm politikanët përkatës në Prishtinë që të ndalojnë menjëherë manovrat e tyre politike për çështjen e Tajvanit, të ndalojnë dërgimin e sinjaleve të gabuara për forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe të ndalojnë së vepruari si peng i “pavarësisë së Tajvanit” dhe anti-forcat kineze – theksojnë ata”, nga ambasada kineze.
“Dëshirojmë të theksojmë se vendosmëria e Kinës për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial është e palëkundur dhe se çdo përpjekje e çdo fuqie për të luajtur “kartën e Tajvanit” nuk do të ketë sukses”, përfundoi ambasada e Republikës së Kinës.