Autoritetet në Kinë nuk do t’i lejojnë më qytetet e vogla të ndërtojnë “ndërtesa super të larta”.
Sipas vendimit të marrë, qytetet me popullsi më pak se tre milionë banorë nuk do të lejohen të ndërtojnë rrokaqiej më të gjatë se 150 metra.
Ato me popullsi më të madhe se kaq do të mund të ndërtojnë ndërtesa deri në 250 metra.
Ministria për Strehim dhe ajo për Menaxhim të Emergjencave thanë se ata që miratojnë projekte që i shkelin rregullat e reja, do të mbajnë “përgjegjësi të përjetshme”.
Ndalesa për ndërtesa më të larta se 500 metra ka ekzistuar qysh më herët.
Në Kinë ndodhen disa prej ndërtesave më të larta në botë – në mesin e tyre: Kulla e Shangait – 632 metra e lartë – dhe Qendra Financiare Ping An në Shenzhen – 599.1 metra e lartë.
Sipas raporteve lokale, rrokaqiejt mund të nevojiten në qytete më të populluara si Shangai dhe Shenzheni, por në qytete të tjera nuk ka mungesë tokash./Gazeta “Enigma“/