Kina do të ofrojë një tjetër ndihmë humanitare, me vlerë 1.57 milionë dollarë për Ukrainën bazuar në zhvillimin e situatës dhe nevojave aktuale.
“Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në promovimin e de-përshkallëzimit të situatës në Ukrainë dhe është e gatshme të bëjë përpjekjet e veta për të kapërcyer krizën humanitare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin gjatë një konference.
Më herët Kina ka ofruar ndihmë në vlerën e 790,000 dollarëve për Ukrainën. Për pak ditë shënohet një muaj nga lufta në Ukrainë, e cila ka sjellë dëme kolosale.
Ndryshe, më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga vendi, ndërsa miliona të tjerë po përballen me mungesë të nevojave thelbësore. Nga ana tjetër, qytetet janë shkatërruar nga sulmet ruse.