Nënvarianti XBB.1.5. i COVID-19 u përhap me shpejtësi në SHBA dhe dyfishoi numrin e rasteve pozitive në vetëm një javë.
Ai rrezikon të bëhet dominant edhe në botë. Ekspertët thonë se ky është nënvarianti më infektiv i Omicron i zbuluar në 29 vende deri më tani.
Varianti duket se ka origjinën në Nju Jork, aty ku u zbulua për herë të parë në fund të tetorit.
Për më tepër, më shumë se 40 për qind e rasteve të COVID-19 në SHBA tani shkaktohen nga lloji XBB.1.5, treguan të premten të dhënat nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Deri më tani, sipas mjekëve nuk ka asnjë provë se ashpërsia e sëmundjes ka ndryshuar.
Por OBSH beson se është e rëndësishme të monitorohet përhapja e tij sepse muajin e fundit ka pasur një rritje prej 15 për qind të vdekjeve nga COVID-19 në nivel ndërkombëtar.
Shkencëtarët britanikë besojnë se ka të ngjarë – edhe pse jo e sigurt – që XBB.1.5. shkaktojnë një valë të re të COVID-19 deri në fund të janarit.
Wendy Barclay nga Imperial College London tha për BBC se nuk ka asnjë provë që XBB.1.5. mund të prishë masivisht mbrojtjen e ofruar nga vaksinat kundër infeksionit.