Përfaqësuesi i Kinës në Këshillin e Sigurimit ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet një zgjidhje politike e qëndrueshme.
“Në këtë proces sovraniteti, pavarësia dhe tërësia territoriale e Serbisë duhet të respektohet”, tha ai.
Ai thotë se Kosova ka marrë disa veprime që kanë ngritur tensione. Sipas tij duhet të ketë një marrëveshje në lidhje me targat e automjeteve.
“Poashtu Kina beson se çdo lëvizje e njëanshme si ajo me bllokimin zgjedhjet e Serbisë janë të papranushme dhe nuk duhet të përsëriten më”.
Përfaqësuesi kinez ka kërkuar poashtu që të zbatohet marrëveshja për Asociacionin e komunave më shumicë serbe.
Kina mendon se UNMIK-u duhet të vazhdojë te këtë rol në Kosovës në bazë të Rezolutës 1244.