Kisha Ortodokse Serbe thotë se Kosova ia ka ndaluar hyrjen Porfirijes

Kisha Ortodokse Serbe thotë se Kosova ia ka ndaluar hyrjen Porfirijes

Kisha Ortodokse Serbe thotë se Kosova ia ka ndaluar patriarkut Porfirije vizitën në Patriarkanën e Pejës para Krishtlindjeve.

Me vlerësimin se është një “vendim jashtëzakonisht diskriminues”, patriarku serb u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që “të ndalojnë së shkelurit e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të serbëve ortodoksë”.

“Patriarku Porfirije nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patriarkanën e Pejës dhe pret që ky vendim tejet diskriminues të anulohet”, njoftoi zyra e tij.

Related Articles