Xhaxhai i Erona Coklit, 21-vjeçars e cila u vra pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, ka treguar se ish-çifti kanë pasur mosmarrëveshje mes vete.
Ai tha se çifti ishin ndarë qe një vit dhe diferenca në moshë ka bërë që ata të kenë probleme.
“Çifti janë ndarë që një vit, më pak se një vit. Kanë pasur mosmarrëveshje mes vete, sepse ka qenë edhe diferenca e madhe në moshë. Nuk kanë mundur të jetojnë bashkë. Ka pasur edhe dhunë psiqike“, tha ai në Klan Kosova.
Xhaxhai i të ndjerës po ashtu tregoi se djali i ish-çiftit, është në gjendje të mirë.
Tutje, ai kërkoi që i dyshuari për vrasjen e Erona Coklit, të dënohet në mënyrë maksimale.