Një shtetase e Shqipërisë ka humbur jetën pasi rrëshqiti në natyrë, teksa po kujdesej për bagëtitë.
“Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta. Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.