Në një përballje epike për të mbyllur kapitullin mbi trilogjinë e tyre, Tyson Fury arriti të mbajë titullin e tij në peshat e rënda, duke mundur Deontay Wilderin.
Sidoqoftë, amerikani akuzoi britanikun para meçit për mashtrim duke pasur ‘flokë kali’ në dorezat e tij për të zvogëluar sasinë e mbushjes dhe përfundimisht të jepte një grusht më të fortë, duke u kërkuar zyrtarëve të shqyenin dorezat e Furyt.
Para ndeshjes, Wilder tha për 78 SportsTV:
“Ajo që ndodhi ishte dorezat e Furyt që ai zgjodhi, e cila është e njëjta gjë që ai kishte herën e kaluar, kishte pak ose aspak mbushje. Pjesa tjetër ishte flokë kali, ne menduam se flokët e kalit nuk ishin në pyetje dhe ishin të paligjshëm, por ata thanë që ishte [në rregull], kështu që ne thamë mirë”.
Ai madje kishte ankesa tjera lidhur me mundësinë e manipulimeve të mundshme në prapaskenë, madje edhe lidhur me pajisjet e tij.
“Ata më hapën mbushjen e dorezave të mia të paktën dy deri në tre centimetra të trasha. Argumenti im ishte se kjo nuk është e mjaftueshme për të mbushur këto doreza”, tha boksieri, përcjell Gazeta Enigma.