18-vjeçarja nga Suhareka, Melisa Bytyçi ka nevojë për ndihmën e qytetarëve.
Prindi i saj, Safet Bytyçi shkruan se vajza ka rënë nga kati i 5-të dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai sqaron se familja nuk ka mundësi ta përballojë koston e operimit të saj, prandaj kërkon nga të gjithë personat e vullnetit të mirë t’i ndihmojnë që vajza e tij t’i rikthehet jetës normale.
“Më poshtë mund ta shihni diagnozën, raportin dhe fletëlëshimin e QKUK-së. Ju lus nga zemra secili që ka mundësi të dhuroj aq sa mundet për vajzën tonë dhe paraprakisht ju falenderoj shumë të gjithëve”, thuhet në thirrjen e prindërve të saj.