Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Turqisë.
Ai kishte urdhër arrest ndërkombëtar.
Vepra për të cilin ai kërkohej është ajo e mashtrimit financiar, kështu kanë bërë të ditur policia.
“Policia e Kosovës respektivisht njësiti i saj FAST në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka arrestuar një person të dyshuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Me datë 09.12.2024 rreth orës 15:00, zyrtarë policor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Turqisë për vepra të rënda penale të mashtrimit financiar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore”, thotë policia. /Gazeta Enigma
Kishte urdhër arrest ndërkombëtar, kapet në Kosovë – policia jep detaje
