“Kjo cilësi e punimeve nuk kalon!”, qytetari e “prashitë” rrugën para Muharremajt

“Kjo cilësi e punimeve nuk kalon!”, qytetari e “prashitë” rrugën para Muharremajt

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar një videon në Facebook, ku shihet një qytetarët duke verifikuar cilësinë e punimeve në një rrugë në fshatin Samadraxhë.

Në këtë video kryetari Muharremaj dëgjohet duke thënë do të rregullohet rruga përsëri dhe se punimet e dobëta nuk kalojnë.

“Edhe kjo punë nuk kalon kanë me ardhë me grry e me shtru si duhet”, thotë ai.

Ndërkaq në mbishkrimin e kësaj video, Muharremaj ka thënë se do të jetë në teren.

“Cilësia e dobët e punimeve nuk kalon. Edhe qytetari bashkë me mua është verifikues mes tjerash në cilësi të punimeve. Në teren do të jem bashkë me ta. Samadraxhë”, ka shkruar ai.

Related Articles