Një vajzë e re ka humbur jetën pasi që dyshohet se ka rënë nga një hotel në dalje të Prishtinës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është A.Kameri nga Gjakova.
Dyshohet se viktima është përplasur verbalisht me një person para se të hidhej nga kati i dytë i hotelit.
34 vjeçarja ka lënë prapa një vajzë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin ku sipas tyre po hetohet në koordinim me prokurorin.