Kjo është agjenda e kryekuvendares Haxhiu, për Ditën e Pavarësisë

Kjo është agjenda e kryekuvendares Haxhiu, për Ditën e Pavarësisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, do të zhvillojë disa takime.

Sipas agjendës, nesër me fillim të orës 14:00, kryeparlamentarja e pret në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.

Ndërsa, në orën 15:35, ajo do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Haxhiu po ashtu pritet që të marrë pjesë bashkë me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Related Articles