Analisti Shkëlzen Gashi derisa fliste për Asociacionin pyeti se pse kryeministri Albin Kurti nuk diskuton me serbët e Kosovës, se çka po kërkojnë ata, pasi thotë se Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës, por e Serbisë.
Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se takimi me serbët e Kosovës ka qenë një ndër premtimet elektorale të kryeministrit Kurti.
“Meqenëse se Asociacioni është kërkesë e Serbisë, e jo e serbëve të Kosovës, është mirë me u ul me bisedu me serbët e Kosovës se cka po lypin ata.
Pse kryeministri i Kosovës nuk po takohet me serbët e Kosovës, një prej premtimeve të tij elektorale. Ai nuk takohet edhe për një arsye tjetër, sepse ata nuk dojnë me u taku me Kurtin, se retorika që e ka përdor Kurti për 15 vjet ka qenë nacionaliste, dhe ka qenë popullsitë, dhe shumë e rëndë hove hove”.
Ai tha se serbët e Kosovës nuk pranojnë të takohen me kryeministrin Kurti pasi ata thonë se është nacionalist.
“Kur është bërë kryeministër për herë të parë. REL ka shku nëpër këto komuna me shumicë serbe dhe i ka intervistu qytetarët se a pranojnë me fol me kryeministrin Kurti se ky po thotë që ka me bo dialog me juve, edhe shumica dërrmuese kanë thënë jo na nuk flasim me të se ky është më nacionalist se Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj”.