Erërat e forta dyshohet se janë shkaktare e rrëzimit të një skele nga një objekt në Prishtinë.
Kështu deklaroi drejtori i Emergjencave në kryeqytet, Lulzim Fushtica.
Fushtica tha se nga ky rast nuk ka të lënduar.
“Nuk mund ta themi me siguri shkakun, por po dyshohet nga një erë e fortë e cila ka fry sot. Nuk mund të flasim me saktësi rreth kësaj, pasi jemi duke i zhvilluar hetimet, bashkë edhe me policinë dhe prokurorinë”, tha Fushtica.
“Kemi dal në vendin e ngjarjes. Jemi në pritje të raportit përfundimtar nga inspektorët e emergjencave në Komunën e Prishtinës dhe ata të ndërtimit”, tha ai.